Atentat ndaj 21-vjeçarit në Tiranë, persona të maskuar i bëjnë pritë dhe qëllojnë me armë
Lajmifundit
/
18 Tetor 2023, 21:49
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu.
Mësohet se ai ndodhej në makinë, në momentin kur personat i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar edhe me armë, por fatmirëisht plumbat nuk e kanë kapur.
Sipas informacioneve të para thuhet se ai është dhunuar fizikisht me mjete të forta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.



