Pësoi djegie nga zjarrinë Delvinë, kali i braktisur që preku rrjetin merr trajtim veterinar!

Ky kale ishte nga te demtuarit e zjarrit të frikshëm në Delvinë. Pamjet e kalit të braktisur që ishte bërë pre e djegies bene xhiron e rrjetit nje dite me pare dhe kjo duket se nuk kaloi pa vëmendje nga specialistët e qytetit të Delvinës.

Për këtëm pas njoftimit të marrë lidhur me kalin, gjendja e të cilit si pasojë e zjarrit ishte jo e mirë, Inspektori Veterinar i Bashkise Delvinë, Artan Alinani dhe ai i Njësisë Administrative, Vergo, Ilir Liçajm në bashkëpunim me Drejtorinë Shërbimeve morën masa për mjekimin, ushqimin dhe sistemimin e kalit.

Gjendja e kalit tanimë pas sherbimeve të kryera është e mirë. Madje duhet thënë edhe ajo se këtë kalë e mori një Fondacion Gjerman që merret me mbarështimin e kuajve.
Bashkia Delvinë dhe specialistët veterinarë vlerësojnë bërjen publike të këtij rasti por në asnjë moment nuk duhet menduar se gjëja e gjallë, në rastin konkret ky kalë apo qoftë edhe ndonjë kafshë tjetër, nuk do të kishin të njejtën vëmendje për trajtimin shëndetësor.


