Pesë mln euro një dron/ Bishat “Bayraktar” në Shqipëri, instalohen në bazën e NATO-s në Kuçovë

Dronët “Bayraktar” tashmë janë zyrtarisht pjesë e armatimeve të Forcave të Armatosura shqiptare. Në një postim në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zbulon se “bishat” luftarake kanë mbërritur në vendin tonë.
“Dronët #Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!
Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.
Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.
Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura. “, shkruan ai.
Droni është një mjet ajror luftarak pa pilot i prodhuar nga kompania turke e teknologjisë Bayraktar.
Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.
Droni TB2 ka një hapje krahësh prej 12 metrash dhe mund të lëshojë bomba për të shkatërruar tanket dhe artilerinë me ndihmën e një lazeri. TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë. Droni mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Është e pajisur me 4 raketa. Pesha maksimale e dronit bombardues është deri në 650-700 kg.
Deri në nëntor 2021, dronët TB2 kishin regjistruar 400,000 orë fluturimi në total në mbarë botën. Çmimi për një dron Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por në disa faqe interneti se është 5 milionë euro.
“Bayraktar” është shumë i aftë të godasë pjesët më pak të mbrojtura të frontit të armikut, pasi një dron bombardues godet pa mëshirë kamionët e logjistikës, qendrat e komunikimit etj. Droni është pa pilot, por për drejtimin e tij janë përgjegjës tre persona. Ata janë komandanti, “piloti” dhe operatori.


