Personi i fundit që takoi Almën me 3 fëmijët, gazetarja: Kunata po hetohet nga policia për…

Aktualitet

Personi i fundit që takoi Almën me 3 fëmijët, gazetarja:

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga tragjedia që tronditi opinionin publik, ku Alma Arrazi së bashku me 3 fëmijët u mbytën në lumin Bunë, policia ka dyshime se familjarët e Erdgysit po fshehin detaje që mund t’i shërbejnë hetimit për ngjarjen e rëndë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tha se kunata e Alma Arrazit ndodhet nën hetim, pasi ka dyshime se ajo nuk dha dëshmi të sinqertë para grupit hetimor.

Personi i tretë në këtë marrëdhënie, e dashura e Erdgysit, sipas gazetares, do të pyetet në një moment të dytë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.

Hoxha: Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indicet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë.

 Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër sepse ndodhet në një gjendje të rënduar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion