Përplasjet në protestë/ PD çon në SPAK ministrin e Brendshëm dhe 8 drejtues policie
Lajmifundit
/
20 Prill 2026, 11:17
Aktualitet

Pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së së premtes në Tirana, Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, si dhe disa drejtues të Policia e Shtetit.
Sipas opozitës, gjatë tubimit janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa policia akuzohet për përdorim të gazit lotsjellës ndaj qytetarëve. Si pasojë, disa persona kanë mbetur të lënduar, përfshirë edhe përfaqësues të Kuvendit.
Mësohet se në kallëzim janë përfshirë gjithsej 8 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.