“Përplasje” në PS-në e Shkodrës/ Roja akuzon shoferin e deputetes se i ka vjedhur televizorin

Aktualitet

“Përplasje” në PS-në e Shkodrës/ Roja akuzon

Një video disi humoristike qarkullon në rrjetet sociale, që është filmuar në Partinë Socialiste Shkodër.

Roja i PS Shkodër Spartak Sofija i cili punon prej 7-8 vitesh aty ka akuzuar shoferin e deputetes së zgjedhur të PS Shkodër Edona Bilali se ai ka vjedhur një televizor në selinë e PS Shkodër, por të cilin e ka rikthyer pas pak ditësh.

Sipas debatit që dëgjohet mes rojës dhe shoferit të deputetes, ky i fundit me kërkesë të koordinatores së PS Shkodër Xheni Halili ka rikthyer televizorin që kishte marrë pa i thënë askujt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në video shoferi i deputetes pranon se ka marrë televizorin, por dëgjohet duke thënë se “e mora për ta riparuar”, por roja Sofija e akuzon atë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai ka dashur që ta vjedhë televizorin.

Roja pretendon se shoferi i deputetes ka bërë një tentativë për ta hequr nga puna, por i bën të ditur atij se nuk e ka këtë forcë dhe se roja ka njohje deri në nivelet më të larta, duke përmendur edhe kryeministrin Rama.

ME TE LEXUARAT