Përplasen dy makina në Lezhë/ Plagosen 5 persona, njëri prej tyre dërgohet drejt Traumës!

Aktualitet

Përplasen dy makina në Lezhë/ Plagosen 5 persona, njëri prej

Një aksident është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Manati.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën ku për pasojë 5 persona kanë mbetur të lënduar, ku njëri prej tyre ka fraktura të shumta në trup dhe po dërgohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

"Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.   Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën", informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion