Përplasen dy makina në Kukës, katër të plagosur përfundojnë në spital

Aktualitet

Përplasen dy makina në Kukës, katër të plagosur

Aksident i rendë automobilistik me katër të plagosur në Kukës. Aksidenti ka ndodhur afër urës 16-orëshe në dalje të autostradës së Rrugës së Kombit.

Automjeti tip Benz sapo ka dalë nga autostrada është përplasur me automjetin tip Toyota.

Nga aksidenti janë plagosur dy pasagjerët dhe shoferi që ishin në automjetin tip Benz, gjithashtu i plagosur ka ngelur edhe drejtuesi i foristradës, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Kukësit, ndërsa policia  po kryen veprimet për shkaqet e aksidentit.

Vendi ku ka ndodhur aksidenti është i pandriçuar edhe pse ekziston sistemi i ndriçimit. Ky segment është burim aksidentesh pasi lidh tre rrugë, dalja dhe hyrja e Rrugës së Kombit, aksi i rrugës Kukës-Shishtavec dhe hyrja e qytetit të Kukësit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion