Lejuan tharjen e 1000 bimëve nar.kot.ike, pezullohen 6 efektivë policie në Shkodër, EMRAT

Aktualitet

Lejuan tharjen e 1000 bimëve nar.kot.ike, pezullohen 6 efektivë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për nënkomisarët Gjergj Mala, Ardian Baçina, inspektorët Faik Latifi, Kristjan Lokthi, dhe Zef Doçi Sokol Kroni.

“Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër”, thuhet ne njoftimin e AMP.

Njoftimi i plote: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" ndaj punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Nënkomisar A.B., me detyrë Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër.
Inspektor S.K., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Inspektor Z.D., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Inspektor K.L., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Nënkomisar GJ.M., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.
Inspektor F.L., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Nga hetimet e thelluara disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion