I riu nga Gramshi zhduket në rrethana misterioze, doli për kafe dhe s’u kthye më

Aktualitet

I riu nga Gramshi zhduket në rrethana misterioze, doli për kafe dhe

Një 35-vjeçar me origjinë nga Gramshi është zhdukur në rrethana misterioze që prej dy ditësh.

Familjarët e të riut Ermal Shaliu kanë kërkuar ndihmë nga emisioni “Me Zemër të Hapur” në News 24.

Ata thonë se 35-vjeçari u zhduk dy ditë pasi ishte kthyer nga Gjermania. Pasi u kthye nga Gjermani 35-vjeçari qendroi te shtëpia e motrës dhe te kushëriri në Tiranë, por më pas u zhduk.

“Ermali erdhi ditën e shtunë nga Gjermania, sepse kishte shfaqur probleme depresioni…është tip i mbyllur zakonisht…pas dy ditesh në Shqipëri doli për kafe dhe nuk u kthye më”, tha kushëriri i Ermalit për emisionin “Me Zemër të Hapur” nën moderimin e Evis Ahmetit.

Sipas kushëririt, 35 vjeçari kishte një vit e gjysmë që punonte në Gjermani si inxhinier elektrik.

35 vjeçari ka pasur shqetësime të cilat ka dashur t’i konsultojë me një mjek psikiatër në Shqipëri. Por sapo u kthye, ai qëndroi vetëm dy ditë në shtëpinë e kushëririt të tij, por në orët e para të mëngjesit të datës 25 ai u largua në mënyrë të papritur. Familjarët denoncuan zhdukjen e tij dhe kërkojnë ndihmë për të gjetur të riun.

“E morëm në Shqipëri për me mirë, i kishim lënë dhe një takim dje më psikiatren”, tha kushëriri. Kushëriri tha se familja e Ermalit jeton prej vitesh në Greqi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion