Zyrtarët e emëruar nga Donald Trump kërcënohen me sulm me bombë, FBI nis hetimet

Bota

Zyrtarët e emëruar nga Donald Trump kërcënohen me sulm me

FBI ka konfirmuar kërcënimet me bombë ndaj të nominuarve nga Donald Trump, President i zgjedhur i SHBA. Në një deklaratë agjencia tha se “është në dijeni të kërcënimeve të shumta me bomba dhe incidenteve të goditjes që synojnë të emëruarit e ardhshëm të administratës”.

“Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet e mundshme dhe, si gjithmonë, inkurajojmë anëtarët e publikut që të raportojnë menjëherë çdo gjë që ata e konsiderojnë të dyshimtë te zbatimi i ligjit”, thuhet në deklaratë.

Deri më tani, ata që dihet se janë kërcënuar janë:

Howard Lutnick, i nominuari i Trump për Sekretar të Tregtisë dhe pjesë e ekipit të tij të tranzicionit, shtëpia e të cilit u kërcënua, raportoi gazeta Bronx News 12

Lee Zeldin, i nominuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, i cili u kërcënua për vendosje bombe në shtëpinë e tij në Long Island, raportoi News 12.

Matt Gaetz, i nominuari fillestar për prokuror të përgjithshëm, të cilit iu shënjestrua shtëpia e tij në Florida, thanë raporte të ndryshme të lajmeve.

Kongresmenja Elise Stefanik, e zgjedhur si ambasadore e Trump në OKB, gjithashtu e kërcënuar për sulm me bombë.

Pete Hegseth, Sekretari i Mbrojtjes, shtëpia e të cilit ishte në shënjestër.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion