Përleshje mes familjeve në Durrës, tre persona të plagosur
Sherri mes dy familjeve ka përfunduar me tre të plagosur në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Spitallës, ku anëtarët e dy familjeve që banojnë pranë njëri-tjetrit janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm ku janë përdorur dhe armët e ftohta.
Për pasojë në spital kanë përfunduar tre persona te goditur me thikë dhe me mjete të forta.
Policia bën me dije se është vënë në ndjekje të një personi, teksa po punon njëkohësisht dhe për zbardhjen e ngjarjes
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.