Amendamenti i PE për zonat e mbrojtura në Shqipëri, protestuesi: Europa na dha të drejtë! Do vazhdojmë protestën

Aktualitet

Amendamenti i PE për zonat e mbrojtura në Shqipëri, protestuesi:

Parlamenti Europian miratoi raportin sot për Shqipërinë, së bashku me një amendament për zonat e mbrojtura të cilat duhen ruajtur.

Një prej protestuesve foli për News24, para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej.

Protestuesi që ishte dhe ambientalist u shpreh se amendamenti i PE, i jep shpresë protestës dhe vullnet për të vazhduar edhe më shumë.

Ambientalisti: Jam i lumtur nga deklaratat e komisioneres dhe sot janë gjëra të ndryshme. Kontradiktat janë. Realisht kishim të drejtë.

E dinim që zonat e mbrojtura nuk janë për të ndërtuar. Ky amendament na jep më shumë shpresë dhe vullnet për të vazhduar. Nga një komision europian që jep rekomandime të tilla të kalojë në veprime dhe këtu në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT