Lokali plot me njerëz, del video e momentit të vrasjes së shqiptarit Kasen Kasmi në Itali

Aktualitet

Lokali plot me njerëz, del video e momentit të vrasjes së

Është publikuar momenti i përplasjes mes dy grupeve shqiptare mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku për pasojë mbeti i vrarë me armë zjarri një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas autoriteve italiane, 23-vjeçari Mikea Zeka ekzekutoi 27-vjeçarin Kasem Kasmi, si dhe plagosi vëllain e tij Endri Kasmi si dhe dy vëllezër të tjerë shqiptarë.

Siç shihet në videon e publikuar, njëri prej grupeve të shqiptarëve afrohen tek grupimi tjetër, i cili ndodhen në pjesën e jashtme të lokalit. Ata fillojnë përleshjen me njëri-tjetrin, ku dëgjohen dhe rreth 6 të shtëna me armë zjarri pistoletë.

Nga pamjet dallohet se në lokal ka patur një numër të madh qytetarësh, të cilët braktisin tavolinat e tyre të tmerruar në momentin kur dëgjohen të shtënat. Disa prej tyre futen edhe poshtë tavolinave për t’iu shpëtuar plumbave.

Një prej plumbave kapi 27-vjeçarin Kasem Kasmi, i cili njihej dhe me nofkën “Carletto” në qafë dhe ndërroi jetë në vend. Të tjerët u plagosën në bark dhe në këmbë. Ata janë dërguar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Autori 23-vjeçar Mikea Zeka u dorëzua vetë rreth dy orë pas ngjarjes. Ai është marrë në pyetje deri në orën 03:30 të mëngjesit dhe tashmë ndodhet i arrestuar për vrasje dhe tentativë të trefishtë vetëvrasjeje. Deri më tani nuk është gjetur arma e krimit.

Sipas të përditshmes italiane, falë dëshmisë së tij, autoritetet kanë arritur të zbardhin edhe një pjesë të dinamikës së ngjarjes. Zaka ka thënë se ka qenë në lokal me një grup shokësh kur para orës 19:30 në lokal kanë mbërritur 4 shqiptarët e tjerë. Nga dëshmia e tij, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se me armë është qëlluar nga brenda lokalit. Pra ndryshe nga çfarë ishte raportuar se autori kishte shkuar me një makinë tip Lancia Ypsilon.

Zaka është shprehur se arma nuk është e tij, por ia kishte marrë nga duart njërit prej personave që hynë në lokal. Por këtë version policia pritet që ta vërtetojë pas hetimeve të thelluara. Sipas një piste tjetër, dy shqiptarët që kanë shkuar me makinë tek vendi i ngjarjes mendohet të kenë qenë të pajisur me një thikë, ndërsa i arrestuari qëlloi për të mbrojtur veten. Zaka nuk ka rekorde kriminale, por vetëm vitin e kaluar është ndaluar për drogë në Casermone ku u kap me një sasi të madhe parash dhe dyshohej si korrier i një bande droge.

Në dëshminë e tij, Mikea Zeka ka deklaruar se me 27-vjeçarin shqiptar kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje. Por,  ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

FOTO/ Përplasja mes shqiptarëve në Itali, ky është 27-vjeçari Kasen Kasmi që humbi jetën

Lokali plot me njerëz, del video e momentit të vrasjes së

Personi që shihni në foto është  27-vjeçari Kasen Kasmi, i cili humbi jetën gjatë përplasjes së bandave shqiptare në Itali. I riu njihej ndryshe në zonë me emrin Carletto.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në Frosinone dhe të plagosur mbetën tre persona. Të plagosurit, siç shkruan Il Messaggero, janë vëllai i viktimës dhe dy persona të tjerë, vëllezër me njëri-tjetrin.

“Sherri për një vajzë…”, vrau shqiptarin , flet Mikea Zaka. Viktima ishte në një tavolinë me vëllain

Lokali plot me njerëz, del video e momentit të vrasjes së

Ky është 23-vjeçari shqiptar i cili qëlloi për vdekje një natë më parë në Itali një 27-vjeçar, po ashtu shqiptar. Mikea Zaka, ka deklaruar në polici se e ka kryer krimin pas një debati për çështje sentimentale për një vajzë. Por policia nuk e beson totalisht këtë version dhe nuk përjashton pistat e tjera që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.

Zaka i mori jetën 27-vjeçarit K. Kasmi, që njihej ndryshe në zonë me emrin Carletto. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në Frosinone dhe të plagosur mbetën tre persona. Të plagosurit, siç shkruan Il Messaggero, janë vëllai i viktimës dhe dy persona të tjerë, vëllezër me njëri-tjetrin.

Autori 23-vjeçar u dorëzua vetë rreth dy orë pas ngjarjes. Ai është marrë në pyetje deri në orën 03:30 të mëngjesit dhe tashmë ndodhet i arrestuar për vrasje dhe tentativë të trefishtë vetëvrasjeje. Deri më tani nuk është gjetur arma e tij e krimit.

Sipas të përditshmes italiane, falë dëshmisë së tij, autoritetet kanë arritur të zbardhin edhe një pjesë të dinamikës së ngjarjes. Zaka ka thënë se ka qenë në lokal me një grup shokësh kur para orës 19:30 në lokal kanë mbërritur 4 shqiptarët e tjerë.

Nga dëshmia e tij, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se me armë është qëlluar nga brenda lokalit. Pra ndryshe nga çfarë ishte raportuar se autori kishte shkuar me një makinë tip Lancia Ypsilon.

Zaka është shprehur se arma nuk është e tij, por ia kishte marrë nga duart njërit prej personave që hynë në lokal.

Por këtë version policia pritet që ta vërtetojë pas hetimeve të thelluara. Sipas një piste tjetër, dy shqiptarët që kanë shkuar me makinë tek vendi i ngjarjes mendohet të kenë qenë të pajisur me një thikë, ndërsa i arrestuari qëlloi për të mbrojtur veten. Zaka nuk ka rekorde kriminale, por vetëm vitin e kaluar është ndaluar për drogë në Casermone ku u kap me një sasi të madhe parash dhe dyshohej si korrier i një bande droge.

La Repubblica shkruan se Zaka ka qëlluar të paktën 6 herë me pistoletën e kalibrit 22. Një prej tyre e goditën Kasmin në qafë i cili ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Një prej tre të plagosurve paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Klienti im ishte bashkëpunues dhe u shfaq vetë në stacionin policor i shoqëruar nga unë. Ai iu nënshtrua një ekzaminimi dhe marrje pyetje të gjatë e cila përfundoi në agim. Ai u mbrojt duke besuar se edhe personat që erdhën me makinë tip Lancia ishin të armatosur”, tha avokati i Zakës.

Foto/ Përplasja mes bandave shqiptare në Itali, kush është 23-vjeçari që vrau Kasen Kasmin

Lokali plot me njerëz, del video e momentit të vrasjes së

Kasen Kasmi, 27 vjeç, është shqiptari që mbeti i vrarë nga përplasja e bandave rivale shqipatre në Itali. Mediat e huaja kanë publikuar emrin e tij, si edhe të 23-vjeçarit shqiptar që u arrestua.

Lokali plot me njerëz, del video e momentit të vrasjes së

Në pranga ka rënë Mikea Zeka, i cili dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë drejt bandës rivale, ku u vra Kasmi dhe 3  të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë, në kërkim janë edhe 3 persona të tjerë.

Emrat/ Përplasja mes bandave shqiptare për pazare droge në Itali, identifikohet autori dhe viktima

Lokali plot me njerëz, del video e momentit të vrasjes së

Një 27-vjeçar shqiptar u vra mbrëmjen e së shtunës (9 mars) në Frosinone të Italisë, ndërsa tre bashkëkombas të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ambientet e një lokali.

Mediat italiane raportojnë se viktima është 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa për këtë ngjarje kriminale është arrestuar një 23-vjeçar, edhe ky shqiptar me iniciale Mikea Zeka ndërsa në kërkim janë shpallur tre persona të tjerë.

Në momentet e para pas të shtënave, doli edhe lajmi për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij është kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij.

Ka qenë vetë i riu që ka treguar  ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia.

Hetimet

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të mbrëmshëm.

Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë. Prej mbrëmjes së djeshme në Frosinone, si në të gjithë provincën, ka rënë errësira. E zeza e frikës, shkruajnë mediat italiane.

Në orën 11:00 u mblodh Komiteti i Rendit Publik në Prefekturë.“Jam i shokuar”, ka qenë komenti i kryebashkiakut Riccardo Mastrangeli me të mbërritur në vendin e krimit.

Detajet/ Përleshja e bandave shqiptare për pazare droge në Itali, arrestohet 23-vjeçari

Lokali plot me njerëz, del video e momentit të vrasjes së

Policia italiane arrestoi një 23-vjeçar shqiptar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në mbrëmjen e të shtunës në qendër të Frosinones, ku u vra një 27-vjeçar dhe u plagosën tre të tjerë, të gjithë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, i riu u ndalua pak para mesnatës dhe u mor në pyetje për orë të tëra. Tashmë hetuesit po kërkojnë konfirmimin me pamjet e regjistruara nga kamerat e vëzhgimit të qytetit. 23-vjeçari shqiptar ishte njëri nga personat që hapi zjarr në drejtim katër bashkatdhetarëve të tij, ndërsa shkak për sulmin dyshohet të jetë bërë lufta mes bandave për çështjen e shitjes së lëndëve narkotike.

Edhe pse fillimisht u mendua se autorët e krimit ishin markoen, autoritetet italiane pas provave të mbledhura në vendngjarje arritën të zbardhnin të gjithë dinamikën si dhe të shpallnin në kërkim dhe tre bashkëpunëtor të tjerë të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar me të arrestuarin. Sipas policisë, dy prej autorëve patën fillimisht një debat me viktimën dhe tre të plagosurit.

Më pas një tjetër doli nga makina dhe hapi zjarr në drejtim të tyre. Nga të shtënat humbi jetën në vend 27-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Ndërsa morën plagë të shumta në kokë, qafë e gjoks tre shqiptarët e tjerë të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas të shtënave, autorët u larguan më këmbë nga vendi i ngjarjes. Përplasja mes dy grupeve nisi në një lokal tejet të frekuentuar nga të rinjtë.

ME TE LEXUARAT