Ekzekutimi i boksierit Besar Nimani, prokuroria gjermane: “Killeri” u largua me motor pas vrasjes

Kosovë&Rajon

Ekzekutimi i boksierit Besar Nimani, prokuroria gjermane: “Killeri”

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u ekzekutua me 8 plumba mbrëmjen e së shtunës në Gjermani, në qytetin e Bielefeld. Ishin familjarët e Nimanit që njoftuan vdekjen e boksierit pasi u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga një restorant i qytetit.

Policia dhe prokuroria gjermane kanë dalë më njoftim ku sqarojnë disa detaje nga ngjarja tragjike në qytetin e Bielefeld.

Sipas njoftimit të policisë dhe prokurorisë gjermane:

“Të shtunën në mbrëmje, 9 mars 2024, një 38-vjeçar nga Bielefeld vdiq si pasojë e të shtënave në qendër të qytetit. Autori ose autorët janë në arrati.”

Tutje, në njoftim thuhet se sipas gjetjeve aktuale, viktima ndodhej në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00 kur një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri për vdekje.

“Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld. Vijon kërkimi për autorin ose autorët të cilët raportohet se kishin ikur nga vendi i ngjarjes me një motor (skuter). Hetimet po kryhen nga skuadra e vrasjeve “Ober” në krye me kryedetektivin Alexander Scholz.”, – thuhet në njoftim.

Policia thekson se boksieri nga Kosova, Besar Nimani vdiq në vend për shkak të plagëve të rënda.

E vranë sapo doli nga restoranti, si boksieri shqiptar Besar Nimani i shpëtoi atentatit në vitin 2013

Ekzekutimi i boksierit Besar Nimani, prokuroria gjermane: “Killeri”

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani, i cili u ekzekutua këtë të shtunë në Gjermani, në qytetin e Bielefeld.

Siç raportohet nga mediet gjermane të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve, 38-vjeçari shqiptar u qëllua me armë teksa po dilte nga një restorant i qytetit. Sipas ‘BILD’, Nimani vdiq në vend. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa janë në ndjekje të autorëve.

Nimani në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm me armë zjarri.

Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019. Kujtojmë se ishin fillimisht familjarët e Nimanit ata që njoftuan vdekjen e boksierit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion