Hedhin skedina përmes celularit, e pësojnë 4 “bastexhinjtë” Lushnjë

Aktualitet

Hedhin skedina përmes celularit, e pësojnë 4

Lushnjë/Kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, zbulojnë 2 lokale të tjera ku viheshin baste sportive, me celularë.

Procedohen penalisht 2 pronarët e lokaleve dhe 2 shtetas që u kapën duke luajtur. Sekuestrohen 4 celularë me faqe aktive bastesh në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në lagjet “Kongresi” dhe “Loni Dhamo”, viheshin baste sportive, me celularë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për 2 pronarët e lokaleve, shtetasit F. T., 56 vjeç dhe R. Ç., 29 vjeç, si dhe për 2 shtetas që u kapën duke vënë baste në këto ambiente, B. B., 56 vjeç dhe M. T., 65 vjeç, të katërt banues në Lushnjë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale celularët e këtyre shtetasve, të cilët kishin faqe online aktive, për vënie bastesh sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion