Perimet hidhen në kanal, fermerët: Tregu s`po i tërheq më nga frika e helmeve, shteti të bëjë kontrolle

Aktualitet

Perimet hidhen në kanal, fermerët: Tregu s`po i tërheq më

Gramoz Lima nga fshati Suk 2 i Fierit, prej 10 vitesh merret me punët e bujqësisë.

Në një sipërfaqe toke prej 5 dynymësh  në serë, ai ka kultivuar dy kultura bujqësore, trangull dhe domate.

Por këtë vit, fatkeqësisht nuk ka shitur asnjë kilogram trangull, përkundrazi i gjithë prodhimi në vend të tezgave të markatës ka shkuar drejt kanalit, dhe fajin për këtë nuk e kanë vetëm fermerët, por edhe Ministria e Bujqësisë.

“Pikat e grumbullimit këtë trangull nuk e duan, është pa lek, asnjë kilogram, na mbetën fëmijët pa bukë. Këta thonë është me helme, o shtet bëji analizat ndërto laboratore mos ndërto vetëm magazina, kioska, të gjitha lekët e AZHBR-së shkuan në kioska, jo tek ne. Nëse del me helme ky prodhim, shkoj unë në burg”, thotë fermeri.

“Nëse për trangullin nuk ka treg, nga ana tjetër çmimi që pikat e grumbullimit po blejnë domaten nuk mbulon as kostot e prodhimit.

“40 lekë kjo domate sot, është më cilësi doli e saktë më paguaj, nuk doli më dërgo në burg tek shokët”, shprehet Lima.

Nëse mendoni që ky prodhim do të shkojë në treg, e keni gabim, Gramozi priti mbi një javë që tregtarët të trokisnin në derën e tij për ta blerë këtë prodhim, por ndodhi e kundërta ata nuk erdhën, e si përfundim ky trangull do të shkojë në kanal, ushqim për bagëtitë.

Histori si kjo e Gramozit në këtë sezon bujqësor ka pafund, ato i gjen në Fier, Berat dhe Lushnjë. E gjitha kjo ndodhi pasi shtetet si Kroacia dhe Sllovenia bllokuan perimet dhe frutat e Shqipërisë sepse ato rezultuan të mbingarkura me pesticide.

Sjellja e fermerëve të pandershëm dhe të pandërgjegjshëm, bëri që bujqësia e shqiptare të mos jetë ajo e eksporteve apo e krenarisë, por e bëri atë bujqësinë e perimeve të kalbura në rrugë./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion