Përgjimet e “SKY ECC” e çuan në burg, kush është Oltion Bistro, me pasuri 1 mln euro

Aktualitet

Përgjimet e “SKY ECC” e çuan në burg, kush

Me urdhër të SPAK janë sekuestruar pasuritë e ish-shefit të operacionales, Oltion Bistri. Pasuritë e sekuestruaraa arrijnë vlerën e 1 milionë eurove.

Bistri u arrestua me urdhër të SPAK më 27 korrik 2023. Katër ditë para arrestimit ai ishte shkarkuar nga detyra.

Menjëherë pas lirimit nga detyra si shef i Operacionales, ishte emëruar specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, sektor i ri pas ndryshimeve në strukturën e Drejtorisë së Krimeve.

Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, në shkurtin e viit 2022.

Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve u nda në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Bistri u arrestua pas përgjimeve në aplikacionin “SKY”  i cili përdorej nga biznesmenë, politikanë dhe grupe kriminale në Shqipëri, për të mos u përgjuar.

Falë partnerëve francezë u bë i mundur çkodimi i këtij aplikacioni që çoi në burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-nëndrejtorin e Policisë Oltion Bistri, ish-prokurorë dhe anëtarë të botës së krimit.

Në komunikimet që oficeri Bistri kishte me biznesmenin Gjoka, i raportonte këtij të fundit të gjitha ankesat që kishin qytetarët për të dhe bizneset e tij.

Në një moment Bistri i thotë që dikush i kishte kërkaur 1 milionë lekë për t’i filmuar kazinonë e paligjshme të Gjokës, madje në bisedë duket se oficeri e kishte marrë informacionin nga drejtori.

“Më datë 25.11.2019 ora 03.17 shtetasi Pellumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e DB7ED1 i identifikuar si Oltian Bistri. Ky i fundit i shkruan, ai tek xhevo kishte thène, ka 25 kompjutera dhe nje ruletë. Ju kish thene do e filmoj tjua sjell edhe dua I miljon lek për informacionin. E gjen dot cili eshte? Sma tha dr. Se ai ma tha para se te ikja, kish merak e para se te ikja ne Gjermani me takoj. Duhet kujdes pak se drejtori eshte trembur. I thash per njërin qe donte te fuste tre copè dhe kishte frike”, flitet në komunikimin mes Bistrit dhe Pëllumb Gjokës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion