Përfundon seanca për Alqi Bllakon në Apelin e GJKKO, ja kur jepet vendimi
Përfundon seanca për Alqi Bllakon në gjykatën e Posaçme të Apelit, vendimi pritet të jepet në orën 13:00. Ish-deputeti Bllako ankimoi në Apel masën e sigurisë.
Sipas shortit, kjo çështje u shqyrtua nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Në kërkesën e tij për një masë sigurie më të butë, ish-deputeti pretendon se nuk ka prova, për fajësinë e tij, po ashtu ai nuk është i rrezikshëm dhe s’i shmanget hetimit nga SPAK.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.
Bllako u arrestua dhe është lënë në qeli pasi dyshohet se ka përfituar rreth 15 milionë Lekë për shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.