Përfshihet nga zjarri ish-parku i automjeteve në Lushnjë, digjen 4 autobusë

Aktualitet

Përfshihet nga zjarri ish-parku i automjeteve në Lushnjë, digjen

Ish-parku i automjeteve në Lushnjë është përfshirë nga një zjarr masiv rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e flakëve janë djegur katër autobusë të parkuar, tre prej të cilëve janë shkrumbuar totalisht, ndërsa një është djegur pjesërisht. Pas incidentit, janë njoftuar drejtuesit e automjeteve të tjera, të cilët i kanë larguar, duke shmangur djegien e tyre.

Pavarësisht se zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë flakët, dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme. Ende nuk dihet nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo jo.

ME TE LEXUARAT