Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë do të ndikohet ditën e sotme nga alternime kthjellimesh e vranësirash të shpeshta, çka pritet të gjenerohen dhe reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe qëndrore.
Vranësirat do të jenë prezente në pjesën më të madhe të ditës, ku priten të sjellin dhe shira në formën e shtërngatave më së shumti në zonat qëndrore dhe në juglindje të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.