Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shpëton 60-vjeçari
Lajmifundit
/
25 Janar 2024, 08:44
Aktualitet

Një shtëpi private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “15 tetori” në Fier.
Në banesë jetonte i vetëm një 60-vjeçar, i cili në momentin e rënies së zjarrit ka qenë duke u ngrohur.
Fatmirësisht, i moshuari ka arritur që të dalë menjëherë jashtë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve për të mos lejuar përhapjen e tyre edhe në banesat përreth, mes të cilave ndodhet edhe kopshti nr.5.


