Përfaqësuesja e DAR Fier përplaset me maturantët: Kështu po e edukojmë dhe rrisim brezin e ri?

Aktualitet

Përfaqësuesja e DAR Fier përplaset me maturantët:

Në Fier disa maturantë janë mbledhur brenda ambienteve të Drejtorisë Arsimore Rajonale, ku nuk kanë munguar brohoritjet dhe zhurmat. Pas këtyre ka dalë një përfaqësues e DAR e cila pas kritikave për mënyrën e sjelljes dhe theksimit se këto veprime nuk i përfaqësojnë denjësisht, ajo ka pritur një përfaqësi të maturantëve në zyrë për të diskutuar lidhur me kërkesat e tyre. Ndërkohë nga ana tjetër, maturantët shprehen se kanë një orë që presin aty dhe askush nuk ka dalë për t'i informuar apo dëgjuar.

"Kështu po e edukojmë dhe rrisim brezin e ri? Me këtë sjellje e gjuhë? Nuk janë këto brezi që ne po rrisim. E keni dëgjuar vendimin e ministres? Nuk përfaqësoheni denjësisht me këto veprime", tha përfaqësuesja e DAR Fier.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion