Pasuritë e Aurel Hoxhës dalin në tregun imobiliar, ‘Monopoli’ jepet me qira për 380 mijë lekë të reja

Aktualitet

Pasuritë e Aurel Hoxhës dalin në tregun imobiliar,

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë në tregun imobilar, pasuritë e Aurel Hoxhës, autorit që dyshohet se ka paguar për të vrarë Klevis Lleshin në Burrel.

Vendimi është marrë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila përmes një njoftimi në platformën sociale Facebook, ka publikuar edhe listën me pronat e Aurel Hoxhës që lëshohen me qira.

Jepet me qira njësi shërbimi në Tiranë.

 Gjendja: E investuar totalisht.

 Adresa:Rruga Myslym Shyri, Tiranë.

Çmimi duke filluar nga: 380,000 Lekë/muaj

 Pasuria është nën administrim shtetëror.

 Të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin procedurën zyrtare të aplikimit:

1. Shfaqja e interesit bëhet përmes plotësimit të formularit përkatës.

2. Formulari duhet të dorëzohet fizikisht ose me Postë në adresën zyrtare të institucionit.

Linkun për të shkarkuar formularin e aplikimit do ta gjeni në bio të profilit tonë në Instagram.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion