Ndryshime në ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë, emërimet e reja

Aktualitet

Ndryshime në ministritë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë,

Arta Dollani, është liruar nga detyra si drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.


Elda Xhumari emërohet zëvendësministre e Mjedisit.

Ndërkohë, Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Herida Duro është emëruar zëvendësministrja e re e Arsimit.

Siç raportohet, Duro ka mbajtur postin e drejtoreshës së Turizmit në kohën kur kjo ministri është drejtuar nga Mirela Kumbaro.

Ndërkohë kjo e fundit, mori postin e ministres së Arsimit në muajin shtator, kur kryeministri Edi Rama shpalli qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Kumbaro zëvendëson në këtë detyrë Ogerta Manastirliun të cilës iu besua kandidatura për kryebashkiake të Tiranës në Asamblenë e PS

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion