Abuzimi me të miturën në Korçë, zbardhen detajet, vajza bashkëjetonte me të arrestuarin, në dijeni dhe nëna e saj

Aktualitet

Abuzimi me të miturën në Korçë, zbardhen detajet,

Detaje të reja nga ngjarja e abuzimit seksual me të miturën në Korçë, ku një 16-vjeçar është arrestuar, me pretendimin se ka abuzuar me një 15-vjeçare.


Burime kofidenciale, kanë bërë me dije se e mitura prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të.

Për lidhjen ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me 16-vjeçarin për disa ditë.

Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Mësohet se 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ku mbahet nën vëzhgim nga psikologet. Priten detaje të tjera në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion