Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Aktualitet

Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet i riu

Një 32-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga nga policia, pasi pas një sherri me një 40-vjeçar, ka goditur me makinë mjetin e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Topojë dhe 40-vjeçari ka marrë plagë për të cilat po trajtohet me ndihmë mjekësore.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 32 vjeç, pasi në fshatin Topojë, dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka goditur motomjetin që drejtonte shtetasi E. K., 40 vjeç, pas një konflikti fizik me të. 40-vjeçari është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. 

ME TE LEXUARAT