Pas djalit dhe dy vajzave, gjendet në lumin Buna edhe trupi i Alma Arrazit

Aktualitet

Pas djalit dhe dy vajzave, gjendet në lumin Buna edhe trupi i Alma Arrazit

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur edhe trupin e Alma Arrazit, nënës e cila u mbyt së bashku me 3 fëmijët në lumin Buna. Sot paradite u gjet dhe trupi i djalit 3 vjeç. 

Ditën e djeshme është gjetur nderkohë edhe trupi i vajzës së dytë, ndersa më herët, ishte gjetur edhe trupi i vajzës tjetër.

Për ngjarjen tragjike deri tani është arrestuar babai i tre femijëve Edgys Arrazi,  bashkëshorti i Alma Arrazit.

Ai akuzohet per shkaktim të vetëvrasjes ndaj bashkeshortes si pasoje e tradhetise dhe debateve te vazhdueshme qe kishin vitet e fundit.

 

ME TE LEXUARAT