Kilometrazhi hyn në llogaritjen e vlerës së makinave gjatë zhdoganimit

Aktualitet

Kilometrazhi hyn në llogaritjen e vlerës së makinave gjatë

Administrata Doganore ka miratuar një manual të ri për vlerësimin e automjeteve gjatë procedurës së zhdoganimit, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm për makinat e përdorura.

Sipas rregullave të reja, në raste të caktuara, përveç markës, modelit, vitit të prodhimit, cilindratës dhe llojit të karburantit, do të merret parasysh edhe kilometrazhi i automjetit.

Rregulli vlen për automjetet e prodhuara gjatë 10 viteve të fundit dhe zbatohet vetëm kur nuk mund të përdoret metoda e transaksionit, pra vlera e bazuar në çmimin e blerjes, apo metodat e tjera të përcaktuara nga Kodi Doganor.

Në këto raste, Doganat do t'u referohen çmimeve reale të publikuara në faqe interneti dhe buletine të specializuara për automjetet. Këto burime përdoren vetëm pasi të jenë ezauruar pesë metodat e tjera të vlerësimit të parashikuara në legjislacion.

Ndryshimi do të bëjë që dy automjete me të njëjtën markë, vit prodhimi, cilindratë dhe karburant të mos kenë domosdoshmërisht të njëjtën vlerë doganore, nëse kilometrazhi i tyre është i ndryshëm.

Administrata Doganore sqaron se manuali i ri nuk ndryshon mënyrën e vlerësimit për automjetet më të vjetra se 10 vite. Sipas saj, synimi është përcaktimi i një vlere sa më reale për automjetet, duke marrë në konsideratë edhe gjendjen e tyre në momentin e importit.

Ndërkohë, për autoveturat që importohen, detyrimi doganor përbëhet nga TVSH-ja, e cila aplikohet mbi vlerën doganore të automjetit

ME TE LEXUARAT