Nisin zgjedhjet 3 ditore parlamentare në Rusi, Putin voton online nga zyra e tij në Kremlin

Bota

Nisin zgjedhjet 3 ditore parlamentare në Rusi, Putin voton online nga zyra

Rusia ka hapur këtë të premte zgjedhjet parlamentare treditore për Dumën e Shtetit, ndërsa presidenti Vladimir Putin e hodhi votën online nga zyra e tij në Kremlin.

Sipas agjencisë Sputnik, kjo është hera e gjashtë që Putin zgjedh votimin elektronik. Ai e përdori për herë të parë këtë mënyrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ndërsa më pas votoi online edhe në zgjedhjet për përfaqësuesit vendorë, për kryebashkiakun e Moskës, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe në zgjedhjet për Dumën e Moskës.

Votimi do të zhvillohet nga 18 deri më 20 shtator. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar masa të shtuara sigurie gjatë procesit.

Për herë të parë, sipas autoriteteve ruse, në zgjedhjet për Dumën e Shtetit marrin pjesë edhe banorët e rajoneve të Donetskut, Luganskut, Zaporizhias dhe Hersonit, të cilat Moska i konsideron pjesë të territorit rus.

Në total, qytetarët rusë do të zgjedhin 20.700 mandate parlamentare dhe poste të tjera zgjedhore.

Putin i ka cilësuar më herët zgjedhjet për Dumën e Shtetit si ngjarjen më të rëndësishme politike të brendshme në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion