Parashikimi i motit për sot 23 tetor 2025

Aktualitet

Parashikimi i motit për sot 23 tetor 2025

Ditën e sotm3 vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit, që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.

Gjatë ditës, reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 10m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion