Panik për familjen në Lushnjë, automjeti me të cilin udhëtonin del nga rruga, nuk ka të lënduar
Lajmifundit
/
29 Mars 2025, 08:25
Aktualitet

Një aksident ka ndodhur pak para mesnate në bypassin e Lushnjës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur, në makinë udhëtonin një çift me fëmijën e tyre 2 vjeç.
Mësohet se automjeti ka qenë më shpejtësi të lartë, teksa dyshohet se faktor për incidentin janë bërë dhe reshjet e shiut.
Sakaq nuk raportohet për të lënduar.


