Panik në Gjirokastër/ Flakët rrezikojnë banesat, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Aktualitet

Panik në Gjirokastër/ Flakët rrezikojnë banesat, dyshohet

Një vatër zjarri shpërtheu pasditen e sotme në pjesën veriore të lagjes Granicë në Gjirokastër, duke kërcënuar seriozisht zonën e banuar pranë përroit.

Flakët u përhapën shpejt në bimësinë e thatë, ndërsa dyshohet se zjarri u vu qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar, të cilët i vunë flakën barërave të zonës.

Forcat zjarrfikëse mbërritën shpejt në vendngjarje dhe arritën të neutralizojnë flakët, duke shmangur përhapjen e tyre drejt banesave përreth. Situata aktualisht është nën kontroll, por po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm për çdo rrezik rikthimi të zjarrit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe marrë masa ndaj përgjegjësve të mundshëm të kësaj zjarrvënieje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion