Tragjedi në Dimal, 51-vjeçari humb jetën pasi e zë muri i banesës gjatë shembjes

Aktualitet

Tragjedi në Dimal, 51-vjeçari humb jetën pasi e zë muri i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli, pjesë e bashkisë Dimal, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Altin Hajdari, i cili po punonte për shembjen e një muri rrethues në banesën e tij. Gjatë procesit, muri është rrëzuar papritur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Të afërmit e tij e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por fatkeqësisht mjekët konstatuan se ai kishte mbërritur pa shenja jete.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se mungesa e masave mbrojtëse dhe ndërhyrja pa asistencë profesionale kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj tragjedie.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion