OSHEE njofton qytetarët: Këto zona të Tiranës nesër do të mbeten pa energji elektrike

Aktualitet

OSHEE njofton qytetarët: Këto zona të Tiranës nesër do

Ditën e nesërme disa zona në kryeqytet do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas OSHEE-së, energji nuk do të kenë zonat pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja” si dhe rruga “Kole Popa”.

Mësohet se ndërprerja e dritave që po bëhet për shkak të rikonstruksionit të kabinave do të bëhet nga ora 09:00-15:00.

“Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 17 qershor do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto zona në Tiranë: Zona pranë ish-tregut elektrik tek fusha “Ali Demi”, rruga “Taulantja”, rruga “Kole Popa””, -thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion