Organizonte lojëra fati në lokalin e tij dhe iu gjet sasi lënde narkotike, arrestohet pronari 32-vjeçar, nis hetimi për 4 klientët

Policia ka arrestuar sot pronarin e një lokali në lagjen 13 Plazh në Durrës. Pronari 32-vjeçar, banues në Durrës pasi në lokalin e tij viheshin baste sportive me anë të celularëve.
Ka nisur hetimi edhe për katër persona të tjerë, të cilët u gjetën në ambientet e lokalit duke vënë baste sportive.
Gjatë kontrollit fizik, në ambientet e lokalit u gjet edhe një sasi lënde narkotike kanabis. Policia ka shoqëruar 32-vjeçarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, viheshin baste sportive, me celularë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës: arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., H. K., F. P. dhe A. B., të gjithë banues në Durrës.
Në lokalin e 32-vjeçarit, 4 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë. Më tej, gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj pronarit të subjektit, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme


