“Ta rrëzojmë të keqen si një trup i vetëm”/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Me Ramën të merret drejtësia! Krimet e tij…

Aktualitet

“Ta rrëzojmë të keqen si një trup i vetëm”/

Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, denoncoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar turp fjalimin e mbajtur në grupin e PS, ku përmendi edhe fëmijën e sëmurë me spektër autik që u dhunua nga Policia duke u dëmtuar me gaz lotsjellës së bashku me nënën e tij.

Ai kërkoi që drejtësia të merrej me krimet e kryeministrit, të cilat kalojnë edhe kufijtë e Shqipërisë. Ai denoncoi edhe deputetin Taulant Balla duke e cilësuar atë si “midhje”.

“Sot doli dhe pa pikë turpi dhe fliste për fëmijën që u sulmua nga forcat policore, u mundua të nxirrte engjëllin me Taulant midhjen. Ata kur shikojnë një person që gjuan me gur, quajnë një popull të tërë terrorist. Kur Taulant midhja dhe Rama u dënohen njerëzit e tyre apo arrestohen, ua quajnë përgjegjësinë individuale. Ata janë aq njerëz të këqij, sa kur dikush gjuan me gur, na quajnë terroriste. Kurse për njerëzit e tyre që janë të korruptuar nuk i quajnë terrorist të korruptuar. Ne, kur një kriminel që sillet si engjëll, bëj thirrje mos i prekni, sepse krimineli që sillet engjëll kur sillet ashtu kërkon kohë”, tha ai mes të tjerash.

Më tej shtoi:

“Edi Rama u mundua të shiste engjëllin me Taulant midhjen. Edi Rama dhe Taulant midhja që gjysmën e qeveritarëve e ka në burg, që dënohen për krime e korrupsion. Ata për një njeri që nga mllefi i madh gjuan me gurë ata e quajnë një popull terroristë. Por ne e kemi kuptuar se Rama është boshti i krimit në Shqipëri për 13 vite, me ministra e zyrtarë të korruptuar. Krimineli kur shitet si engjëll kërkon kohë të planifikojë lëvizjen e radhës”, tha ai.

Zotaj deklaroi se për të gjitha krimet që ka bërë Rama dhe qeveritarët duhet të merrte drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai apeloi për qëndresë deri sa të largohet qeveria.

“Me fatin e tij duhet të merret drejtësia shqiptare, në mos ajo shqiptare, drejtësia ndërkombëtare, sepse krimet e tij dalin përtej territorit shqiptar. Të qëndrojmë këtu qëndrestare pa ndërprerje, sepse e keqja e kombit tona ka qenë nga njerëz që vendosen në atë karrige dhe i zënë frymën popullin. Rama u mundua të na quajë terrorist, me lloj-lloj emrash kafshësh, na quajtën terroristë”, akuzoi ai.

Në fund Zotaj tha se nuk kishte mëshirë për tradhtarët e vendit dhe si trup i vetëm të qëndronin të bashkuar për ta larguar këtë qeveri.

“Nuk ka mëshirë mbi tradhtinë dhe kriminelat, që nuk marrin parasysh nevojat e popullit. Populli i ka votuar për t’u shërbyer jo për t’i dhunuar dhe vjedhur, poshtë poshtërsia e tyre. Si një trup i vetëm ta rrëzojmë të keqen”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT