Tragjedi në Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas përplasjes me motoçikletën, 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Bota

Tragjedi në Indi/ Autobusi përfshihet nga flakët pas

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në Indi, pasi një autobus u përplas nga një motoçikletë dhe u mbulua nga flakët.

Mediat vendëse raportojnë  se zjarri përfshiu autobusin ku u bllokuan dhjetëra pasagjerë përgjatë autostradës.

Sipas një zyrtarit të lartë të policisë, motoçikleta u përplas nga pas me autobusin dhe ngeci nën të, duke shkaktuar shkëndija që ndezën rezervuarin e karburantit të autobusit.

“Disa pasagjerë arritën të thyenin dritaret dhe të hidheshin jashtë, por të tjerë fatkeqësisht u dogjën përpara se ndihma të mbërrinte për ta”, njoftoi policia.

Autobusi, me 44 pasagjerë, po udhëtonte nga Hyderabad në Bengaluru. Shumica e udhëtarëve ishin në gjumë në momentin e përplasjes. Shoferi tentoi të shuante zjarrin, por flakët u përhapën me shpejtësi.

Kryeministri indian, Narendra Modi, shprehu ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion