Opozita kërkon interpelancë për fondet e IPARD, Peleshi: Anulohet, është çështje në hetim

Aktualitet

Opozita kërkon interpelancë për fondet e IPARD, Peleshi:

Opozita ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Bujqësisë Andis Sala për fondet e IPARD.

Kërkesa për interpelancë ishte parashtruar nga deputeti i PD Xhelal Mziu dhe ai i partisë “Mundësia” Erald Kapri.

Por kërkesa e dy deputetëve të opozitës u anulua, kjo pasi në argumentin e tij kreu i Kuvendit Niko Peleshi deklaroi se kjo është një çështje në hetim.

“Kjo është një çështje nën hetim nga prokuroria, e cila po i heton”, tha Peleshi.

Por kjo kërkesë u kundërshtua nga Mziu, i cili deklaroi se ministri duhet të japë llogari për fondet që janë vjedhur nga taksat e qytetarëve europianë.

Pas kësaj, Peleshi e hodhi në votim ku me 74 votat e mazhorancës, u rrëzua kërkesa e deputetit Xhelal Mziu me ministrin e bujqësisë, Andis Salla për Fondet e IPARD.

Një përgjigje për anulimin e interpelancës e kishte edhe deputeti Erald Kapri.

“Për fondet e IPARD është anuluar edhe interpelancë me kryeministrin Rama për mbrojtjen et ë dhënave në lidhje me KSHI dhe Air Albania. Pra na është anuluar. Çdo projekt madhor i kësaj qeverie është në hetim. Por nuk na është lejuar interpelanca. Nuk ka logjikë që të mohohet interpelanca. Edhe për Thumanë Kashar kemi dy vite  e gjysme dhe nuk bëhet. Ministri dhe qeveria duhet të japë llogari këtu. Dhe nuk mundet dot të ndalojnë parlamenti se është çështja në hetim. Ne duam të bëjmë interpelancat tona siç e vlerëson Kushtetuta”, tha Kapri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion