Operacioni i SPAK ndaj Call Centerave, shpallen në kërkim pronarët! Kontrolle edhe në banesën e efektivit të shoqëruar

Aktualitet

Operacioni i SPAK ndaj Call Centerave, shpallen në kërkim

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze në Tiranë, për goditjen e Call Center-ave.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se janë shpallur në kërkim pronarët e Call Center-it, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur shumë kompjutera, telefonë, dokumente me të dhëna operatorësh, si dhe të dhëna në lidhje me viktimat e huaja që kanë rënë pre e mashtrimeve.

Sa i përket punonjësit të policisë së shoqëruar, mësohet se ai ishte punonjës në komisariatin nr. 1 në kryeqytet. Atij i është marrë telefoni si dhe është kryer kontroll në banesën e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion