LAJM I FUNDIT/ Ilir Proda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Ilir Proda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i

Qeveria ka miratuar Ilir Prodën si drejtor i Policisë së Shtetit. Ilir Proda, kandidati i cili u propozua nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, tashmë ka marrë edhe “betimin” e kryeministrit Edi Rama.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas mbledhjes së qeverisë, teksa tha se Poda do të jetë në krye të Policisë dhe se menjëherë do të hapen edhe konkurrimet për drejtuesit e policive në qarqe.

“Kandidati i cili sot u emërua në krye të policisë do të jetë në krye të policisë dhe pas emërimit të Prodës do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit”, tha ministri Hoxha ndër të tjera.

Me një karrierë gati 19 vite në Policinë e Shtetit, Proda ka nisur rrugëtimin e tij në uniformat blu në vitin 2005 fillimisht si specialist i policisë kriminale në komisariatin nr.3.

Më pas, për shumë vite ai ka shërbyer si specialist në komisariate dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në 2013, Ilir Proda emërohet Shef komisariati, detyrë të cilën e mbajti gati një vit dhe dy vite të tjera, deri në vitin 2016 shërbeu si Shef i Komisariatit të Bulqizës.

Në korrik të vitit 2019 pasi merr gradën Kryekomisar ai emërohet zv. drejtor për hetimin e krimeve në Korçë. Ndërsa në 2021 emërohet në po të njëjtën detyrë në policinë e Elbasanit.

Në mars të vitit 2023, pasi mori gradën drejtues u emërua Drejtor i Policisë Elbasan. Proda ka diplomë avokati dhe një master shkencor për të drejtë penale.

Kujtojmë se drejtorit aktual i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda disa ditë më parë u iu mor telefoni për verifikim edhe nga SPAK, në lidhje me dosjen e grupit "Çopja" në Elbasan, por që duket se ka rezultuar i pastër nga verifikimet e nevojshme. Ky proces, përveç dyshimeve që lidheshin me dekonspirimin e operacionit, u krye edhe në kuadër të garimit për postin më të lartë të bluve.

CV e plotë e Ilir Prodes:

2002-2005 Akademia e Policisë

-Gusht 2005-Nëntor 2011 Komisariati Nr.3 Tiranë

-Nëntor 2011-Mars 2012 Komisariati Nr.4 Tiranë

-Mars 2012-Qershor 2013 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit

-Qershor 2013- Tetor 2013 në Policinë e Lezhës

-Tetor2013- Dhjetor 2014 Shef Komisariati Nr.2 Tiranë

-Dhjetor 2014- Shkurt 2016 Shef Komisariati Bulqizë

-Shkurt 2016 – Maj 2017 Seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

-Maj 2017- Korrik 2019 Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë

-Korrik 2019 – Tetor 2021 Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë

-Tetor 2021- Mars 2023 Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan

-Mars 2023 Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit

ME TE LEXUARAT