Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj”/ Holta Zaçaj i kthen përgjigje Kuvendit

Politikë

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj”/ Holta Zaçaj

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka refuzuar ftesën për t’u bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

Vendimi vjen pas ftesës që iu drejtua nga Komisioni institucioneve Kushtetuese në vend, përfshi edhe ato të drejtësisë, lidhur me ligj-bërje, dhënie mendimi apo veprimtarinë e këtij komisioni ad-hoc.

Në përgjigjen kthyer Kuvendit, kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj është shprehur se nuk mund të marrin pjesë në Komision AntiKorrupsion që drejtohet nga deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj.

Ky Komision po ashtu është bojkotuar dhe nga opozita, e cila e cilëson is një tentativë të mazhorancës për të kontrolluar drejtësinë.

ME TE LEXUARAT