Operacion në Tiranë kundër trafikimit të emigrantëve/ Vihen në pranga dy persona, në kërkim dy të tjerë

Aktualitet

Operacion në Tiranë kundër trafikimit të emigrantëve/

Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale që ndihmonte shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në flagrancë janë arrestuar dy shtetas, B.M., 56 vjeç, dhe M.M., 24 vjeç, në Kukës, teksa transportonin me dy automjete 12 emigrantë, të cilëve u kishin premtuar kalimin nga kufiri grek drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt shpërblimit monetar.

Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtorët e tyre, Sh.K., 40 vjeç, dhe E.S., 22 vjeç, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

ME TE LEXUARAT