Operacion anti-drogë në Skrapar, sekuestrohet 6.4 kg kanabis, arrestohet trafikanti i armatosur

Aktualitet

Operacion anti-drogë në Skrapar, sekuestrohet 6.4 kg kanabis,

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje në banesë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 6.4 kg kanabiss sativa si dhe një armë zjarri.

“Skrapar/Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Mollas”.

Sekuestrohen 6.4 kg Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë 33-vjeçari që kishte prodhuar lëndën narkotike dhe mbante armën, pa leje, në banesë.

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit dhe në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, finalizuan operacionin policor të koduar “Mollas”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas.

Nga kontrollet, në afërsi të banesës së tij, janë gjetur 6.4 kg Cannabis Sativa, gati për shitje, ndërsa në banesë i është gjetur 1 armë zjarri pushkë me krehër dhe fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion