Përplasjet në Kuvend, reagon Meta: Dhuna ndaj deputetëve të opozitës akt i rëndë kriminal dhe antiligjor

Politikë

Përplasjet në Kuvend, reagon Meta: Dhuna ndaj deputetëve të

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për përplasjet në parlament. Meta tha se dhuna ndaj deputetëve të opozitës është një akt i rëndë kriminal dhe antiligjor. Ai tha se në Shqipëri “shteti ligjor ka rënë”. Presidenti i PL akuzoi Ramën se ka kthyer vendin në narko-shtet.

Deklarata e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta:

Kërcënimi me armë zjarri, kanosja me jetë dhe dhuna brenda ambienteve të Kuvendit dje, ndaj deputetëve të opozitës nga NarkoPolicia dhe NarkoGarda e Edi Ramës është një akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor, që provon para të gjithë shqiptarëve jo vetëm inkriminimin e këtyre strukturave, por edhe rënien totale dhe banale të shtetit ligjor.

Kjo ngjarje e paprecedent është një tjetër dëshmi publike e fytyrës kriminale të Narkoshtetit që jo vetëm burgos dhe përndjek politikisht opozitën, por edhe i kërcënon me jetë të zgjedhurit e popullit.


Deputeti ka imunitet dhe atij nuk i afrohet dot as Prokurori pa lejen e Gjykatës për ta arrestuar, ndërkohë krejt e kundërta ndodh me strukturat e NarkoPolicisë së Pushtetit që para kamerave dhe gazetarëve dhunojnë dhe kanosin deputetë me armë.

Demokracia, pluralizmi politik dhe shteti ligjor mbizotërojnë mbi disiplinën parlamentare ndaj Kryetarja e Kuvendit, dhe ministri i Brendshëm,  dje botërisht kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, duke urdhëruar Policinë  të futet brenda perimetrit të Kuvendit dhe të konsumojë ato akte kriminale dhe skandaloze  që i pamë të gjithë.

Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës në Kuvend, e cila përndjek dhe burgos politikisht Opozitën, e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje të këtij Regjimi!

Njëkohësisht kjo situatë është përkeqësuar kaq rëndë në Parlament, sepse Opozita ka rritur fuqinë e denoncimit ndaj korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës dhe pasojat e këtij korrupsioni skizofrenik të Edi Ramës dhe të çetës së tij I ndjen çdo familje shqiptare që nuk është e lidhur me Pushtetin dhe korrupsionin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion