“Nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur”, Rama publikon pamjet nga veliera në Durrës
Lajmifundit
/
31 Tetor 2025, 08:20
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga veliera në Durrës, duke e konsideruar një shembëlltyrë tërheqëse të turizmit.
“MIRËMËNGJES dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti.
E cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


