U mbyt në lumë me 3 fëmijët, familja e Erdgysit: Nusja merrte ilaçe, ishte në gjendje të rënduar

Aktualitet

U mbyt në lumë me 3 fëmijët, familja e Erdgysit: Nusja

Familja Arrazi ka hapur sot dyert e mortit në Shkodrë. Sot përcillet për në banesën e fundit Ergesa Arrazi, 9 vjeçarja trupi i të cilës u gjet dje në lumin Buna.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshimet janë se nëna e Ergesës, Alma Arrazi u vetëmbyt në lumë disa ditë më parë bashkë me fëmijët e mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.

Ndërsa trupi i njërit prej fëmijëve u gjet dje rastësisht nga një peshkatar, Mbrojtja Civile në bashkëpunim me Forcat e Armatosura vazhdon sot për të dytën ditë operacionin e kërkimit për trupin e Almës dhe dy fëmijëve të tjerë.

Motra e Almës ka dëshmuar në policia e 39-vjeçarja kreu aktin ekstrem për shkak të dhunës nga bashlëshorti, Erdgys (Ergys) Arrazi, i cili është arrestuar.

Por çfarë thonë familjarët e Erdgysit për ngjarjen qe tronditi mbarë opinionin publik?

Familjarët e Erdgysit 31 vjeç mohojnë që ai të ketë qenë shkaktar i tragjedisë. Ata thonë se 31-vjeçari i adhuronte fëmijët e tij dhe se punonte gjithë ditën për t’i çuar në shkollë private.

Për sa i përket Almës ata thonë se ajo s’duhet ta kishte bërë kurrë këtë akt dhe se nuk ia falin kurrë.
Një prej familjarëve të Erdgysit tha se çifti kishin konfklikte kohët e fundit dhe se Alma merrte ilaçe ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale.

“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve…

Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.

Nëna me tre fëmijët u ulën në kafe për herë të fundit përgjatë Bunës, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

U mbyt në lumë me 3 fëmijët, familja e Erdgysit: Nusja

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, motra dhe vëllai më i vogël.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se kamerat kanë fiksuar momentin kur Alma Arrazi ishte e ulur në një kafe pranë Bunës, së bashku me vogëlushët, 9, 6 dhe 3 vjeç.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga ana tjetër 8 ekipe janë angazhuar në kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit, për të gjetur trupat e tyre.

Po ashtu është kërkuar dhe ndihma e palës malazeze për të shtrirë kërkimet dhe në ujërat fqinje.

Deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

“Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët”, tragjedia në Shkodër, flasin familjarët e Ergys Arrazit

U mbyt në lumë me 3 fëmijët, familja e Erdgysit: Nusja

Mbytja e 9-vjeçares, dhe dyshimi se të njëjtin fat kanë pasur edhe nëna, motra e vëllai i saj më i vogël, ka tronditur dhe pikëlluar opinion publik.

Sot do të përcillet drejt banesës së fundit vogëlushja, trupi i së cilës u gjet dje nga një peshkatar i zonës.

Po ashtu ajo mëson se familjarët e bashkëshortit të Alma Arrazit deklarojnë se Ergysi nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj fëmijëve dhe se i adhuronte ata.

Ata pohojnë se çifti kanë pasur probleme mes tyre, por se Ergys Arrazi nuk i keqtrajtonte.

“Ai i adhuronte fëmijët. Nuk do t’i bënte kurrë keq atyre. Punonte gjithë ditën në servis celularësh që t’i çonte në shkollë private. Me nusen mund të kishte probleme, por ajo kurrsesi nuk duhet t’ua bënte këtë fëmijëve. Këtë nuk ja falim”.

Ata pohojnë se çifti është njohur me dashuri dhe kanë kaluar shumë mirë, por prej kohesh nusja merrte ilaçe tek ambulanca e lagjes për gjendjen e saj jo të qetë emocionale.

Ndërkohë kërkimet vijojnë për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, por ende pa rezultat.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë ku shihet Alma Arrazi me 3 fëmijët duke pirë kafe në një lokal pranë urës së Bunës. Por më pas nuk është kapur në asnjë kamera sigurie.

 

 

ME TE LEXUARAT