Nuk iu bind policisë, pranga 20-vjeçarit në Gjirokastër

Policia e Memaliaj ka arrestuar një 20-vjeçar, i akuzuar për mos bindje të urdhërit të policisë. Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit e patrullës i kanë kërkuar shtetasit F.Gj të ndalojë, teksa po drejtonte një makinë “Audi”.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë referuar materialet për shtetasin F. Gj., 20 vjeç, banues në Gjirokasër, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "Audi", nuk i është bindur urdhrit për ndalim të punonjësve të patrullës së Stacionit të Policisë Memaliaj.
Materialet në ngarkim të shtetasit F. Gj. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik"”, njofton policia.


