Kushi njofton maturantët: Formularet A1/A1Z mund ti plotësoni nga data 8-13 shtator

Mëngjesin e sotëm, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar maturantët se formularët A1/A1Z mund ti plotësojnë në datat 8 deri në 13 shtator. Kushi e dha lajmin përmes një postimi në Facebook.
“Mundësi e re për të plotësuar formularin A1/A1Z Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021. Suksese të gjithëve! ”, njofton ministrja Kushi.
Ndërkohë, ministria e e Arsimit ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me këtë procedurë. “Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur.

Ky aplikim është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në institucionet e arsimit te lartë”, njofton ministria.