Akuzohen për kultivim droge, policia arreston dy vëllezërit në Memaliaj

Aktualitet

Akuzohen për kultivim droge, policia arreston dy vëllezërit

Policia e Memaliaj ka arrestuar 2 vëllezër, pasi akuzohen se në bashkëpunim kultivonin lëndë narkotike. Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasit S. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç, banues në fshatin Luftinjë.

“Memaliaj/ Tentuan të kultivonin bimë narkotike, vihen në pranga dy shtetas. Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë goditur dhe dokumentuar një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ku u kapën dhe u ndaluan shtetasit

S. S., 37 vjeç dhe R. S., 32 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Luftinjë, Memaliaj. Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njerit tjetrin, në fshatin Luftinjë, kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike. Materialet në ngarkim të shtetasve S. S. dhe R. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion